Raporti për 2018/ Kryeprokurorja Marku: Vit jo i zakonshëm për shkak të Vettingut, kriminaliteti më i lartë në Vlorë

27 Maj 2019, 15:56

Ditën e sotme Kryeprokurorja, Arta Marku ka prezantuar përpara Komisionit të Ligjeve raportin e Prokurorisë për vitin 2018.

Marku në raportin voluminoz prej 308 faqesh të 2018 ka bërë me dije se ky vit nuk ka qënë i zakonshëm për shkak të zhvillimeve të shumta nga Vettingu gjë që ka sjellur edhe një pasiguri tek Prokurorët.

"2018 ka qenë një vit jo i zakonshëm për shkak të Vettingut. Janë bërë shumë shkarkime prokuroresh prandaj kanë qenë pak apatike sepse ky proces i ka bërë të pasigurtë" ka thënë ndër të tjera Arta Marku.

Më pas Marku ka thënë se gjatë vitit 2018 ka patur një ulje të kallzimeve penale dhe se prioritet ka qënë zbatimi i Reformës në Drejtësi. Prokuroria e përgjithshme ka bërë dhe matjen koeficientit të kriminalitetit në vend, kur rezulton që qarku i parë me numrin më të lartë të veprave penale për numër banorësh të jetë Vlora, e ndjekur nga Lezha, Durrësi, Gjirokastra e pastaj Tirana. Ndër qarqet me më pak kriminalitet është Kukësi, Berati e në fund me shifrat më të ulta të rekordeve kriminale, është DibraNdërkohë Report TV ka zbardhur të gjithë raportin e viti 2018  ku gjatë 2018, fusha kryesore e veprimtarisë kriminale është ajo e kultivimit apo trafikimit të lëndëve narkotike, e ndjekur nga krimet kundër personit, korrupsioni dhe vjedhjet.

Pas Kryeprokurores së Përgjithshme, Arta Marku, fjalën e ka marrë zv.kryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi.

Ajo ka deklaruar se Prokuroria e Pëgjithshme sipas raporit voluminoz janë përmbushur rekomandimet e dhëna dhe ka vlerësuar punën që është bërë deri më tani.

"Falenderoj kryeprokuroren pasi kjo është në rregulloren e Kuvendit dhe qe buron nga Kushtetuta . Është raport i detajuar për veprimtarinë e Prokurorisë. Është raportim për gjendjne e kriminalitetit. Në shtator të 2018 ka miratuar një rezolut ku kemi kerkuar përmbushjes së detyrimeve se rekomandimeve. Raportimi që ka bërë Prokuroria për ndjekekjne  e 13 rekomandimëve janë përmbushur 12 te plote dhe 1 të pjesshme. Ka patur edhe dy rekomandime të jera për krimet si korrupsioni dhe organiztat kriminale. Janë zbatuar po ka nevojë për politika më të ashpra për angazhimin e organeve të Gjyqësorit"  ka dekalruar ndër të tjera Hysi.