Raporti/ Rritet gjuha e urrejtjes ndaj fëmijëve përmes internetit! Dy 13-vjeçare për Report Tv: Kalojmë 8 orë në TikTok

10 Shkurt 2023, 19:05

8 orë në ditë i kalojnë në TikTok, thonë në Report TV dy 13 vjeçare. Lisjana dhe Marina shprehen se ato i heqin videot e papërshtatshme, por raporti i ISIGURT.AL flet për një rritje të gjuhës së urrejtjes online, bullizmit apo ngacmimeve seksuale. Mesatarisht çdo 2 ditë një fëmijë apo adoleshent raporton për internet të pasigurt.