Raporti/ Zgjerimi i BE shton ‘ethet’ për një valë tjetër emigrimi! Shqiptarët largohen për ekonomi, pa diasporën varfëria do ishte 8% më e lartë

6 Shkurt, 20:21 | Përditesimi: 6 Shkurt, 20:21

Deri në fund të vitit 2023, numërohen rreth 755 mijë shqiptarë emigrantë në vende të ndryshme të botës, kryesisht në Itali e Greqi. Por një tjetër valë emigrimi mund të përfshijë vendin për shkak të zgjerimit të BE-së. Në një analizë të Ministrisë së Brendshme thuhet se shqiptarët emigrojnë më së shumti për arsye ekonomike. Ndërsa rritja e diasporës po shton remitancat, që janë burim kryesor të ardhurash për 24% të familjeve në vend.

I.M/Shqiptarja.com