Raportime të pasakta, asnjë masë për parandalimin e pastrimit të parave, BSH pezullon licencat e 2 mikrokredive 'Rrushkull One' e 'Perlat'

16 Gusht, 14:25

Banka e Shqipërisë i ka pezulluar aktivitetin e dy shoqërive të mikrokredive "Perlat” dhe “Rrushkull One”, për shkak të shkeljeve të shumta që janë konstatuar në aktivitetin e tyre. Në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë thuhet se shoqëria e kursim-kreditit ‘Rrushkull One’, ka bërë raportime të pasakta për pasqyrat financiare, nuk ka raportuar në regjistrin e kredive, si dhe nuk ka marrë masa për të shmangur pastrimin e parave.

    No videos found.