Rapsodët në kishën e Kuvendit të Arbrit, koncert bamirësie për të çuar përpara restaurimin, Dom Nik Ukgjini: Këtu u tha së pari emri shqiptar

17 Gusht 2022, 17:15

Rapsodë nga Shqipëria e Kosova bëhen bashkë në kishën e Shën Gjon Kryepremit, ku u mbajt Kuvendi i Arbrit, plot 319 vite më parë. Që vendi i shenjtë i asaj ngjarje historike e fetare të kthehet në një pikë atraksioni për turistët e të ruhet si vlerë e çmuar e trashëgimisë sonë në ambientet e saj u mbajt një koncert bamirësie.