Rasti Balluku/ Kushtetuesja: Ministri pezullohet, s'përfiton nga neni 242! 4 anëtarë: Duhet autorizim i Kuvendit! 4 të tjerët: Jo, vetëm nëse ndryshon Kushtetuta

3 Mars, 16:09 | Përditesimi: 3 Mars, 16:09

TIRANË-Vendimi i GJKKO që pezulloi zv. kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku 19 nëntorin e vitit të kaluar respektoi ligjin procedural.  Ky është argumentimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila zbardhi këtë të martë vendimin e plotë të datës 6 shkurt, kur e ndarë në barazim 4 me 4 la në fuqi pezullimin e Ballukut, tashmë të shkarkuar nga Kryeministri Rama.

I.M/Shqiptarja.com