Rasti i dytë, i dënuari për moskallëzim krimi për vrasjen e Kasmit refuzon OFL-në: Nuk jam subjekt i aktit normativ

27 Qershor 2020, 11:40 | Përditesimi i fundit: 2020-06-27 13:46:44

TIRANE-Një ditë pasi Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë, Mario Meshini e ka refuzuar me argumentin se nuk është subjekt i ligjit anti-KÇK, akt normativ që u miratua në 31 maj të këtij viti.

Por kush është Mario Meshini? Fillimisht ai u hetua nga krimet e rënda për vrasjen e Dejvi Kasmit me pas cështja kaloi në gjykatën e Tiranës ku është deklaruar fajtor dhe dënuar me 1.8 vite burg për moskallëzim krimi, dënim që e ka përfunduar dhe sot është i lirë, raporton gazetari i Report Tv Merin Maçi.