Rasti “Titanik”, Gjykata maqedonase cakton masën 30 ditë burg për Gruevskin

5 Dhjetor 2018, 15:12

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ndodhet prej disa kohësh në Hungari, ku i është dhënë statusi i së të drejtës së azilantit politik pas kërkesës së bërë nga ky i fundit për të shmangur dënimin me burg, në vendin e tij.

Së fundi ,me anë të një kërkese të urdhëruar nga Prokuroria Speciale Publike në Maqedoni, Gjykata e Shkupit ka miratuar vendimin për të dhënë paraburgim 30 ditorë për ish kryeministrin Nikolla Gruesvki, për rastin “Titanik”, raporton agjencia e lajmeve maqedonase Alsat. Në lidhje me rastin "Titanik", Gruevski akuzohet për shpërdorim të fondeve publike gjatë periudhës elektorale në fushatën e zgjedhjeve në Maqedoni.

 Kujtojmë që kërkesa në fjalë për paraburgim vjen në një kohë kur vetëm disa ditë më parë Kuvendi i Maqedonisë vendosi heqjen e  imunitetit për ishkryeministrin Nikolla Gruevski. Gjykata miratoi kërkesën e Prokuroriosë Speciale Publike për Grueskin i cili ndodhet në Hungari dhe për të cilin ditën e sotme është dhënë masa e paraburgimit 30 ditor. 

Ndërkohë, më 27 nëntor parlamenti i Maqedonisë ka vendosur të heqë imunitetin për ish-kryeministrin dhe deputetin Nikolla Gruevski. Gruevski është larguar drejt Hungarisë prej datës 11 nëntor ku ka fituar dhe statusin e azilantit politik.