Sekuestrohet kompania e inceneratorit të Tiranës, reagon opozita: Vendim i vonuar, SPAK të shkojë te peshqit e mëdhenj! Paratë e shqiptarëve të kthehen në buxhet

1 Gusht 2023, 14:40 | Përditesimi i fundit: 2023-08-01 14:58:18

Deputetja demokrate Jorida Tabaku thotë se vendimi për të sekuestruar kompaninë e inceneratorit të Tiranës është i vonuar, por i mirëpritur. Në një reagim në Facebook, Tabaku shkruan se tani mbetet dërgimi para drejtësisë i personave përgjegjës. Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar pasi SPAK vuri në sekuestro kompaninë e Inceneratorit të Tiranës, duke e inkurajuar Prokurorinë e Posaçme që të godasë peshqit e mëdhenj, siç ajo e quan. Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas sekuestrimit të kompanisë së Inceneratorit të Tiranës. Bardhi thotë se përgjegjësit e kësaj afere duhet të dalin para drejtësisë, ndërsa shkruan se paratë e vjedhura duhet të kthehen në buxhetin e shtetit.