REAGIMI i parë nga PS pas videos së kryebashkiaut Lefter Alla: Nëse vërtetohet do shkarkohet! Prokuroria do bëjë verifikimet

22 Janar 2020, 22:00 | Përditesimi i fundit: 2020-01-22 22:49:28

TIRANE- Ka ardhur reagimi i parë nga qeveria pas publikimit të videos, ku Partia Demokratike aludon se kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla pi kokainë. Në studion e emisionit Repolitix deputeti Xhemal Qefalia u shpreh se pas publikimit të kësaj video do të vihet në lëvizje prokuroria e cila do të verifikojë të gjitha akuzat, të cilat nëse do të vërtetohen do sjellin shkarkimin e tij. Qefalia tha se për sa kohë kemi një video-montazh të Babales, ka dyshime për vërtetësinë për akuzat ndaj Allës.

"Nga informacionet që disponoj zotëria në fjalë jo vetëm ka përmbushur detyrën e tij por ka treguar maturi. Për të fliten fjalë shumë pozitive. Vazhdoj t'i besoj reagimit të tij. Në rast se vërtetohet një gjë i tillë nuk mund të pajtohet as Rama por askush tjetër, pasi një përfaqësues i pushtetit vendor duhet të jetë në nivelin e sjelljes morale. Për sa kohë kemi një video-montazh të Babales pse mos të dyshojmë edhe te kjo. Nuk mundet një drejtues i pushtetit vendor të ketë integritetit të drejtojë një qytet në këtë formë por për sa kohë nuk është vërtetuar.