Recesioni ekonomik në 2020 ishte 3.9% dhe jo 3.3%, 'Financat': 2022-2024 ekonomia do rritet me 4.4%, në 3 vitet e ardhshme investimet rriten me 6.4%

1 Gusht 2021, 16:47

TIRANË-Ekonomia e vendit është goditur më fort se sa është thënë deri më tani nga pandemia COVID-19. Recesioni ekonomik në vitin e kaluar ishte 3.96% dhe jo 3.3% thuhet në analizën e bërë për situatën ekonomike në programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2022–2024 i hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Ndërkohë pritshmëritë janë për të pasur një rritje 5.5% këtë vit, ndërsa në periudhën afatmesme 2022-2024 rritja do të jetë 4.4%. Ndikim kryesor në rritjen ekonomike në vijim, do të japë relaksimi i situatës pandemike, rritja e investimeve si dhe përmirësimi i konsumit.