Reciprociteti me Serbinë, Kosova ndalon nga sot hyrjen e automjeteve me targa serbe në vend

20 Shtator 2021, 12:03 | Përditesimi i fundit: 2021-09-20 15:27:10

Duke nisur nga dita e sotme të gjitha makinat me targa serbe që hynë në Kosovë do të detyrohen të të pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës. Vendim I cili u morr pasi pala serbe nuk njeh targat e Kosovës.Vendimi për këtë është nënshkruar sot, nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. 

Ndërkaq tashmë kanë nisur të hyjnë veturat e para nga Serbia në Kosovës, të cilave nëpër pikat kufitare po iu vendosen tabelat e përkohshme. Në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, obligohet që të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë të pajisen me targa të përkohshme, që sipas këtij vendimi pajisja me këto targa bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.