Referencat e hoteleve s'e ndalën evazionin, pushuesit nuk deklarohen! Vetëm 1 në 4 të huaj që erdhi në 2025-ën u akomodua në strukturat e regjistruara

17 Shkurt, 17:37 | Përditesimi: 17 Shkurt, 17:37

Vetëm një në katër turistë që hyri në Shqipëri vitin e shkuar fjeti në një nga hotelet, bujtinat apo apartamentet me qira të vendit. Nga rreth 12.4 milionë vizitorë të huaj që erdhën vjet, të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se pak më shumë se 3 milionë prej tyre u akomoduan për të paktën një natë në strukturat tona akomoduese, pra vetëm 25% e turistëve.

I.M/Shqiptarja.com