Reforma e 2 pagave të shtetit, premtohet rritje me 300 Euro, kostoja 445 mln Euro! Programi i PS: 1300 Euro paga mesatare në shtet deri në 2030-ën

26 Mars, 19:43

Pagat e punonjësve të administratës publike do të rriten me 300 euro nëse socialistët marrin mandatin e katërt. Socialistët në programin e tyre parashikojnë rritje të pagës mesatare nga 1000 euro që është aktualisht në 1300 euro. Kostoja sipas ekspertëve për një rritje të tillë do të jetë 445 milionë euro