Reforma me opozitën e re apo të vjetrën / Pjesa e parë

4 Prill 2019, 07:56

Reforma Zgjedhore me opozitën e re apo të vjetrën? Kjo ishte tema e emisionit 'Repolitix' mbrëmjen e sotme, drejtuar nga Denis Minga në Report Tv, pasi afati i komisionit u shty sërish sot nga Kuvendi. Të ftuar ishin; deputeti demokrat Myslim Murrizi, Xhemal Qefalia, deputet i PS, Adriatik Alimadhi, deputet dhe kryetar i Ballit Kombëtar dhe Gjergj Koja, kryetar i PSM-së. Murrizi tha se nuk do të votojë në Kuvend asnjë draft që do të dalë nga komisioni i reformës zgjedhore mes PS-së dhe opozitës së vjetër. Sipas tij, në komision duhet të ishin përfaqësues nga opozita e re dhe jo nga ata që dogjën mandatet. Përsa i përket grupit parlamentar, Murrizi tha se javën që vjen do të zgjedhin kryetarin në konsultim me deputetët e tjerë demokratë të opozitës së re. Ndërsa Adriatik Alimadhi, aleat i Bashës, akuzoi Partinë Demokratike se i ka vjedhur historikisht votat.