'Reforma në drejtësi ka 'shkundur' shoqërinë, ministrja Ekonomi në Repolitix: Qeveria në betejë me korrupsionin

16 Qershor 2022, 07:42

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi pas konferencës tri ditore të 'Antikorrupsionit' ishte e ftuar në Repolitix pikërisht për betejën me korrupsionit.

Në fjalën e saj e ftuar në Report Tv, ministrja u shpreh se beteja me korrupsionin është diçka e cila nuk mund të ndalohet në moment, pra nuk fillon dhe mbaron sot. Konferenca sipas ministres tregoi që me sistemin e prokurorive, madhësia që kalojnë në prokurori kanë ardhur duke rënë.