Reforma territoriale/ Deputeti Redi Muçi: Mjet që Rama të fuqizojë pushtetin! PS-PD kërkojnë sistem dypartiak

16 Shtator, 23:02 | Përditesimi: 16 Shtator, 23:02

Në mandatin e katërt qeverisës, kryeministri Edi Rama kërkon të ribëjë një nga reformat më të rëndësishme të qeverisjes vendore, reformën territoriale.

Lidhur me këtë deputeti i ‘Lëvizjes Bashkë’ Redi Muçi, tha se kryeministri Rama po e bënë këtë për të fuqëzuar pushtetin e tij.

‘Sa herë Rama ndërmerr reforma administrative territoriale e bënë në funksion të fuqëzimit të pushtetit të tij për t’ja lehtësuar edhe marrjen e një numri më të madh deputetësh. Ai ka bërë kalkulimet e veta politike edhe kjo reformë këtë qëllim ka për mua. Nëse PD i shkon nga pas Ramës kjo tregon se duan që ta kthejnë vendin në një sistem dy partiak, ku Partia Demokratike do të ketë gjithmonë rolin e opozitës dhe Partia Socialiste atë të mazhorancës’, tha ai.

I.M/Shqiptarja.com