Reforma Zgjedhore/ Berisha: OSBE-ODIHR damkosi 11 majin si farsë! Jemi të detyruar ndaj tyre të zbatojmë rekomandimet

27 Tetor, 10:56 | Përditesimi: 27 Tetor, 10:56

Kreu i PD, Sali Berisha sqaroi në Kuvend se përse u dakordësuan me mazhorancën për ngritjen e dy komisioneve të posaçme, zgjedhores dhe territoriales. Berisha tha se raporti i OSBE-ODIHR damkosi 11 majin si farsë. Por, Berisha thotë se OSBE-ODIHR tha një sërë rekomandimesh të cilat PD do të punojë për t’i plotësuar, ndonëse sipas tij me Ramën nuk ka zgjedhje të lira.

 

I.M/Shqiptarja.com