Reforma zgjedhore, Gjiknuri: PD të vijë me një propozim, do t’i marrim parasysh

24 Tetor 2019, 12:52

TIRANE-Opozita parlamentare ka vendosur kusht për diskutimet në komisionin e Reformës Zgjedhore cështjen e sistemit elektoral. Dje u publikua për mediat një draft nga grupi i punës që po shqyrton propozimet për financimet e partive, por në mbledhjen e sotme, opozita e re mësohet se ka vendosur kushtin e sistemit.

"Derisa të zgjidhet cështja e sistemit zgjedhor nuk do të diskutojmë asnjë pikë tjetër" mësohet se kanë deklaruar përfaqësuesit e opozitës parlamentare në komision. Pas mbledhjes dy bashkë-kryetarët Gjiknuri dhe Hajdari dolën në një deklaratë për mediat. Ndërkohë që sot opozita jashtë parlamentit zhvilloi një tryezë politiko-teknike.

Komisioni i reformës zgjedhore miratoi në mbledhjen e sotme 4 grupet e punës por me një ndryshim, pasi në grupin për sistemin do të jenë me 6 anëtarë, ku shtohet edhe Rudina Hajadri, ndërsa shtohen edhe një grup pune!

1. Sistemi zgjedhor:
Damian Gjiknuri
Bashkim Fino
Myslim Murrizi
Rudina Hajdari
Ralf gjoni
Pritet të shtohet edhe një nga PS

2. Financimi i partive politike:
Blerina Gjylameti & Klotilda Ferhati 
Arben Elezi & Nimet Musai

3. Emigrantët:
Alket Hyseni & Adnor Shameti
Korab Lita & Adriatik Alimadhi

4. Barazinë gjinore
Vasilika Hysi
Pritet të caktohen edhe 3 anëtarët e tjerë