'Reforma zgjedhore' jashtë parlamentit?

22 Janar 2020, 13:28

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Muslim Murrizi është kundër propozimeve të OSBE/ODIHR sa i përket Reformës Zgjedhore, pasi sipas tij nuk çon në zgjidhjen e një nga problemeve kryesore me të cilët përballet Shqipëria, shitblerjen e votës.

Në studion e Repolitix, Murrizi ka këmbëngulur në ndryshimin e sistemit, me argumentin se sistemi me lista të mbyllura nuk mban përgjegjësi askush. Madje Murrizi nuk ka nguruar që të bëjë ironi me ambasadorin e OSBE-së duke thënë se punëdhënësi i tij është Rama dhe se nuk mund të zgjidhet problemi i shitblerjes së votës "me mendtë e Bochard".