Reforma Zgjedhore, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger takim me opozitën jo parlamentare

25 Tetor 2019, 11:52 | Përditesimi i fundit: 2019-10-25 15:04:09

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger po zhvillon një takim me kryetarët e partive të opozitës në selinë e Partisë Demokratike.

Greminger ndodhet në selinë e PD-së, për të diskutuar lidhur me ecurinë e Reformës Zgjedhore, dhe mundësinë sesi palët të arrijnë një marrëveshje për realizimin e saj.

Të pranishëm në këtë takim mësohet se është edhe shefi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt.

Një ditë më parë, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, socialisti Damian Gjiknuri i bëri thirrje PD-së të sjellë draftin e saj për reformën, përmes OSBE-së, duke theksuar se “do të bëjmë çmos që propozimet e tyre të merren parasysh”.

Po ashtu, ditën e djeshme partitë e opozitës së bashkuar zhvilluan një takim, lidhur me propozimet për Reformën Zgjedhore.

Produkti i opozitës pritet që të zyrtarizohet brenda 30 ditësh, ndërsa më drafti do i dërgohet ambasadorit të OSBE-së për t'ia propozuar shumicës, duke bërë ndërmjetësin mes palëve për të gjetur pikat e përbashkëta.

Pavarësisht se Basha u tërhoq pak ditë më parë nga kushti që ndërkombëtarët të drejtonin Komisionin e Reformës Zgjedhore, Bardhi thotë se PD-ja i qëndron pikës për strukturën e posaçme, ndërsa shton se parlamenti nuk ka punë me reformën, pasi janë partitë që duhet ta bëjnë.