Reforma Zgjedhore, ulen palët

15 Janar 2020, 22:50

TIRANE- Grupi Parlamentar Demokrat, përfaqësuesja e së cilës është një nga 'kolonat' e tryezës së sotme për Reformën Zgjedhore e cila bëri bashkë për herë të parë pas kaq muajsh PD-PS-LSI, nuk do ta votojë këtë reformë nëse nuk përfshihet ndryshimi i sistemit.

Kjo ka qenë deklarata e deputetit të këtij grupi parlamentar, Alban Zeneli në studion e emisionit Repoltix me gazetarin Denis Minga. Ai tha se aksioni i tyre opozitar shkon përtej rekomandimeve të OSBE-së (ku nuk përfshihet ndryshimi i sistemit), ndërsa shtoi se nëse nuk do të bëhet ky ndryshim marrëveshja e sotme është një flluksë sapuni. Zeneli theksoi se ky nuk është një qëndrim i tij, por edhe i kryetares, Rudina Hajdari.