Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës, Kuvend me 100 deputetë! Kaosi i PD? Asnjë tolerim rrugaçërisë, të marrë fund

16 Janar, 20:49 | Përditesimi: 16 Janar, 20:49

 

Vetëm tre ditë nga nisja e sesionit të ri parlamentar, Rama ia bëri të qartë opozitës së nuk do t’ia lejojë më sjelljen e deritanishme në Kuvend. Ai paralajmëroi ndryshime në rregullore për të ndaluar siç tha ‘pengmarrjen’ e Kuvendit me procedurë dhe rrugaçëri. Në mbledhjen e Grupit të PS në pallatin e Brigadave, Rama kërkoi punë më të madhe nga ligjvënësit socialistë në një kohë që e cilësoi të reformave të mëdha për integrimin

    A.M/Shqiptarja.com