Refuzoi fletëthirrjet e SPAK për 21 janarin, Berisha: S’më kanë thirrur, kanë frikë nga dëshmitë e mia

17 Nëntor, 11:09 | Përditesimi: 17 Nëntor, 11:09

Kreu i PD-së, Sali Berisha, para godinës së SPAK ku u paraqit për masën detyrim paraqitje për aferën Partizani, pretendoi sërish se nuk është thirur asnjëherë në Prokurorinë e Posaçme pasi kanë frikë nga dëshmia e tij. Ndërsa SPAK-ut ia ka refuzuar dy herë thirrjen, ai vijoi sërish duke thënë se do të shkojë nëse do të thirret.

r.k./Shqiptarja.com