Refuzuan vlerën e shpronësimit, nëna dhe vajza e saj në Vlorë hipin mbi tarracën e ndërtesës të planifikuar për t’u shembur nga IKMT

1 Qershor 2023, 10:49 | Përditesimi: 1 Qershor 2023, 11:28

VLORË- Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në zonën e Skelës mëngjesin e ditës së sotme për të shembur një ndërtesë dy katëshe ku jetonin 7 familje. Disa prej tyre janë shpronësuar dhe kanë pranuar vlerën e dhënë, por Tatiana Hoxhaj e cila jeton bashkë me vajzën e saj, nuk ka pranuar të dalë nga banesa.

r.k./Shqiptarja.com