Regjistri online, 71 shkolla me kompjutera jofunksional! Mësuesit ‘sforcohen’, mungon infrastruktura! Prindërit s'e njohin platformën SMIP, nxënësi: I shohin notat te fotokopja

2 Nëntor 2023, 15:48

Heqja e regjistrave tradicionalë mësimorë, dhe kalimi i rezultateve në sistemin SMIP, ka vështirësuar punën e mësuesve pasi zyrtarisht pranohet se në 71 shkolla kompjuterat nuk funksiononnë ose janë të amortizuar. ndërsa prindërit shprehen se nuk e njohin platformën SMIP.