Regjistrimet në universitete, nis raundi i parë i pranimeve! Radhë për t'u regjistruar tek mjekësia, nuk i tremben kontratës

29 Gusht 2023, 17:29

Institucionet e arsimit të lartë më vend nisën regjistrimin e maturantëve në raundin e parë që zgjat deri më 11 shator. Në ditën e parë të regjistrimeve fluksi në Universitetin e Mjekësisë ishte i lartë, ndonëse kandidatët duhet të firmosin kontratën që i detyron të punojnë në Shqipëri për 5 vite pas përfundimit të studimeve.