Regjistrimet në Universitetin e Korçës, braktiset mësuesia, studentët zgjedhin sportin, infermierinë dhe informatikën

7 Shtator, 16:53

Universiteti “Fan Noli” i Korçës ka plotësuar 50 për qind të kuotave ndërsa regjistrimet për vitet e para do të vazhdojnë deri më 13 shtator. Rektori konfirmon se degët e preferuara janë infermieria, inxhinieria kompjuterike dhe sportet. Njësoj si vitet e shkuara, interesi është tejet i ulët për degët e mësuesisë.