Rehabilitimi i ‘mozaikut të Tiranës’ nisin shpronësimet! Vendimi për kompensim, në 3 muaj do jepen 9.3 mln lekë

14 Gusht 2022, 22:04

Pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit për rehabilitimin e “Mozaikut të Tiranës” do të shpronësohen në vlerën e plotë. Vendimi është botuar në fletoren zyrtare dhe do të gjejë zbatim për 3 muajt në vazhdim.