Rehabilitohen 19 godina në Qytetin Studenti falë ndihmës nga BE dhe qeveria gjermane, Veliaj: Përfitojnë 4700 studentë, jo më zaptim të godinave publike

4 Mars 2023, 15:04

Në një ceremoni të përbashkët, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ambasadori gjerman Peter Zingraf, i Ngarkuari me Punë i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Alexis Hupin, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, dhe Drejtoresha e Zyrës së KfË-së në Shqipëri, Brit Horschke, dhanë lajmin e mirë për rinovimin me efiçencë energjetike të 19 konvikteve të Qytetit Studenti dhe ndërtimin e 3 godinave të reja me standarde europiane.