Rekomandimet e qeverisë për Prokurorinë, Manja: Të garantohet pavarësia e prokurorëve! Të rriten hetimet për korrupsionin! E pajustifikueshme të mbahen çështje penale për 3 vjet

27 Prill 2023, 11:27 | Përditesimi i fundit: 2023-04-27 18:10:17

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka paraqitur rekomandimet e Këshillit të Ministrave për Prokurorinë e Përgjithshme duke nisur nga ashpërsimi i masave për dhunën ndaj grave, garantimi i paravarësisë së prokurorëve dhe respektimi i afateve të hetimeve. I pranishëm në mbledhje ishte edhe kreu i SPAK, Altin Dumani.