Rekomandimet e qeverisë për SPAK dhe Prokurorinë! Manja: Prioritet lufta kundër krimit

3 Maj, 11:42

Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësia e prokurorëve, nxitja e bashkëpunimit mes institucioneve dhe garantimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut janë rekomandimet bazë të Këshillit të Ministrave për Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të Posaçme.