Rekord historik/ Në 9 muaj transaksionet e pasurive të paluajtshme arritën 982 mln €! Aktiviteti i real-estate dominoi ekonominë, ‘mundi’ bumin turistik të verës

26 Dhjetor 2023, 16:33

Shitjet e apartamenteve nuk ndalen pavarësisht rritjes së çmimeve, ndërkohë që 1/3 e tyre po blihet nga shtetas të huaj. Sipas të dhënave të INSTAT nga janari deri në shtator të këtij viti janë shitur apartamente me vlerë 982 milionë euro, duke u rritur me 123 milionë euro krahasuar me vjet. Pasuritë e paluajtshme e ndërtimi, mposhtën edhe bumin turistik, pasi ishin motorët kryesorë të ekonomisë gjatë verë.