Rekord i ri, 90 mijë emigrantë hynë ilegalisht në BE-së përmes Mesdheut! Frontex: Kontrabandistët në garë të ashpër, ulën çmimin për kontrabandimin e njerëzve

13 Gusht 2023, 12:10

Frontex, Agjencia e Mbrojtjes Kufitare të BE-së, njoftoi në Varshavë, se vetëm përmes itinerarit qendror të Mesdheut drejt Italisë dhe Maltës kanë mbërritur rreth 90.000 persona në Europë. Këta janë dy herë më shumë krahasuar me një vit më parë.