Rekord i ri në tregun valutor, dollari po këmbehet 119,46 lekë! USD lë pas euron që aktualisht shitet me 116 lekë

23 Shtator 2022, 19:05

Dollari amerikan arriti sot vlerën më të lartë që prej 2017, dhe në tregun valutor po këmbehet me 119.46 lekë, duke u rritur me 12.6 lekë krahasuar me fillimin e vitit. Forcimi, sipas ekspertëve ndodh nga kërkesa e lartë për dollarë nga importuesit dhe ndikon direkt në rritjen e çmimeve dhe inflacionit.