Rekord/ Të ardhurat nga turizmi kapërcejnë 3.2 mld euro! Në kulmin e sezonit, turistët shpenzuan 1.7 mld euro në vend

11 Dhjetor 2023, 17:05

Bumi turistik i këtij viti është shoqëruar me rritje të fortë të ardhurash nga sektori i turizmit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë vetëm në korrik, gusht e shtator të ardhurat nga turizmi ishin rreth 1.7 miliardë euro, ose rreth 600 mln euro më shumë se vjet.