Remitancat kapin rekordin e 15 viteve, arritën 677 mln euro në 9 muaj! Dërgesat e emigrantëve ndihmojnë familjet përballë çmimeve të larta

12 Dhjetor 2023, 14:05

Shqiptarët po i përballojnë çmimet e larta me ndihmën e të afërmve të tyre emigrantë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në nëntë muajit e këtij viti emigrantët kanë sjellë në vend 677 milionë euro, shifra më e lartë që prej vitit 2008.