SHKODËR- RENEA, FNSH dhe Frocat Operacionale nga Tirana, kanë zhvilluar gjatë natës një operacion në Bardhaj të Shkodrës për të arrestuar persona që mund te jenë të përfshirë në ngjarjen kriminale të ndodhur me 17 janar, ku në Kamëz u rrëmbye Jan Prenga, i cili sipas policisë ka ndërruar jetë nga dhuna ndërsa trupi i tij ende nuk është gjetur.
Deri më tani janë 5 persona të arrestuar dhe 8 të tjerë të shpallur në kërkim për rrëmbimin e dhunshëm të Jan Prengës, ndërsa tre prej të dyshuarve janë si pjesë e bandave të krimit në Shijak, Vlorë dhe Shkodër të cilët rezultojnë se janë urdhëruesit dhe njerëzit që kanë projektuar pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës.
Tre kokat e shpallura në kërkim janë Altin Hajri nga Shijaku, M.Bajri nga Shkodra dhe D. Rexhepi nga Vlora, të cilët dyshohet se kanë kryer krimin mafioz duke vrarë Jan Prengën, baba të 5 fëmijëve. Burime nga Prokuroria thanë për Shqiptarja.com se emrat e tyre dalin në përgjimet e bisedave mes familjarëve të Jan Prengës, djalit të tyre në Angli Astrit Prenga dhe disa prej anëtarëve të grupit Hajri në Shijak. D.Rexhepi, monitoron dhe kontrollon linja të trafikut të kokainës nga Ekuadori në drejtim të disa vendeve të Bashkimit Europian, ku dyshohet se bashkëpunonme M.Bajrin nga Shkodra dhe Altin Hajrin nga Shijaku.
Grupi kriminal që vepron në disa shtete të Europës, qëllimin kryesor ka pasur mbajtjen peng të Jan Prengës, njërin nga 4 vëllezërit Prenga, ku synimi ishte për t'i bërë presion Astritit, korrierit të tyre në Angli, për të nxjerrë sasinë e drogës prej 283 kg kokainë, që ky i fundit mbante peng dhe nuk e tregonte destinacionin se ku e kishte çuar.