RENEA në gatishmëri me snajper, vëzhgime edhe me dron, vijojnë kontrollet për kapjen e vrasësit të policit në Fier

15 Maj, 14:24

RENEA dhe efektivët e policisë po vijojnë kontrollet për autorin e vrasjes së policit, Novruz Cenalia. Ende nuk ka asnjë gjurmë nga 23-vjeçari Azgan Mërnica, për të cilin kontrollet po vijojnë në disa fshatra të Fierit.

Report Tv sjell pamje nga kontrollet në fshatin Radostinë, ku forcat RENEA janë në gatishmëri me snajper, ndërsa po ushtrohen kontrolle edhe nga ajri me dron