Rënia e euros ‘rrënon’ eksportuesit, humbjet si të pandemisë! INSTAT: Nga janari në gusht, eksportet u ulën me 28 mld lekë

20 Shtator 2023, 08:30

Eksportet në tetë muaj janë tkurrur më shumë se gjatë krizës së pandemisë 2020 kur u izolua e gjithë ekonomia. Sipas të dhënave të INSTAT nga janari deri në gusht eksportet janë ulur me 28 miliardë lekë dhe shkaku kryesor është zhvlerësimi i euros kundrejt lekut.