Repolitix: Drafti i PS për hapjen e listave, Valteri: Zero shanse të kalojë në Kuvend me votat tona!

24 Shtator 2020, 19:32

Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik ku në qendër të debatit është propozimi I PS për hapjen e listave dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Të ftuar në studio deputeti I opozitës parlamentare Halit Valteri , ish kreu I KQZ Fatos Klosi, politikani Edvin Kulluri dhe analisti Ilir Kalemaj . Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri është shprehur i bindur se drafti i PS-së për hapjen e listave nuk do të kalojë në Kuvend ndërsa e cilësoi atë draft si një tallje me ndryshimet kushtetuese që sanksionuan hapjen e listave. Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv