Repolitix/ Po përfshihen apo po përdoren për fushatë komisionerët e BE?

24 Mars 2021, 07:05

Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik pas reagimit të kryeministrit Rama ndaj një takimi elektoral online të Lulzim Bashës dhe ku ishte e pranishme dhe komisionerja e BE për arsimin. Kryeministri Rama kërkoi nga Brukseli një sqarim nëse po përfshihen në fushatë komisionerët e BE ? Ndërsa për liderin demokrat Basha , nervozismi i Ramës është i habitshëm. Pjesë e emisionit ishte dhe reforma në drejtësi pas votimit të ndryshimeve ligjore. Të ftuar në studio Plarent Ndreca, Myslim Murrizi, Plator Nesturi dhe Leonard Karaj.