Report TV - Aksidenti te rruga e Elbasanit, makina përplaset me shtyllën

27 Korrik 2019, 21:06

Dy aksidente janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier dhe në Tiranë. Në Fier rreth orës 19:30 në vendin e quajtur Varibob mjeti tip 'Peugeot' me drejtuese E.H. 30-vjeçe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Report Tv mëson se në makinën me targa italiane po udhëtonte një familje nga Vlora, një grua me nënën dhe dy fëmijët.

Sipas policisë nga aksidenti janë plagosur lehtë drejtuesja e makinës së bashku me nënën e saj me inicialet G.Z. 46-vjeç edhe 2 fëmijët e mitur 2 dhe 6 vjeç të cilët ndodhen nën kujdesin e personelit mjekësor në spitalin rajonal Fier.

Ndërkohë që në Tiranë rreth orës 19:50 në afërsi të rrethrrotullimit në rrugën e “Elbasanit” mjeti me drejtues F. F. ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit F. F me gruan dhe fëmijët  D. F.  R. F. dhe A. F. të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Sot janë shënuar disa aksidente në vend me disa të plagosur. Në Korçë janë regjistruar tre aksidente me 5 të plagosur, ndërsa në Fier pasdite u plagos një efektiv policie.