Report TV Ekskluzive/ Gjenerali i vrarë nga SHBA drejtoi iranianët terroristë në Tiranë

5 Janar 2020, 15:22

Dy gazetarë dhe një regjisor iranian, te dëbuar nga Shqipëria në mars të vitit 2018 të cilët u arrestuan teksa filmonin në Selinë Botërore të Bektashinjve në Tiranë ditën e festës së Novruzit, dyshohet të ishin pjesë e strukturës "QUDS" (njësia klandestine dhe sekrete e forcave revolucionare kundër opozitës iraniane MEK) drejtuar nga gjenerali Qasem Soleimani vrarë më 3 Janar në Bagdad, Irak.

Report Tv ka lexuar dosjen hetimore të anti-terrorit dhe prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku nga hetimet e kryera asokohe nga njësia e Anti-terrorit dhe prokurori Eugen Beçi, rezulton se ardhja e këtij grup xhirimi në Shqipëri ishte koordinuar nga stafi i ambasadës iraniane dhe fondacioni Saad dhe ata pretendojnë se do realizonin një reportazh për festën e Bektashinjve.

Një prej të dëbnuarve, shtetasi Iranian me inicialet M.A sipas deklarimve që ndodhen në dosjen hetimore, ka thënë se kishte njohje me Baba Mondin dhe ishte ftuar prej tij për të bërë reportazhin për Novruzin, dhe se ai kish qenë edhe herë të tjera në Shqipëri.

Ndërsa shtetasi tjetër iranian me inicialet  F.Z është shprehur se ai ishte me profesion kameraman dhe ishte kontaktuar nga regjisori gjithashtu iranian me inicialet S.G për të realizuar një film me metrazh të shkurtër me temë udhëtimi “Haxhi Veli Bektashi” nga Irani-Turqi e më pas Shqipëri.