'Jemi gazetarë' Si u parandalua sulmi terrorist në 2018 ditën e Nevruzit në Tiranë, Rama dëboi ambasadorin iranian

'Jemi gazetarë' Si u parandalua sulmi terrorist në 2018 ditën e Nevruzit në Tiranë, Rama dëboi ambasadorin iranian

Momenti i ndalimit te iranianëve

Policia shqiptare zbuloi një rrjet terrorist të drejtuar nga regjimi iranian i njësisë së forcave revolucionare "QUIDS" që kishte synim kryerjen e sulmeve ndaj opozitës iraniane MEK, refugjatë muxhahedinë të strehuar në Shqipëri. Kjo celulë kishte planifikuar në mars 2018 kryerjen e një akti terrorist gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit. Por cfarë ndodhi atëherë dhe si u parandalua?

Dy iranianët e dyshuar që do të kryenin sulmin u kapën në ambientet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane pak përpara nisjes së ceremonisë festive të Sulltan Nevruzit në 22 mars të vitit 2018. Në momentin që u ndaluan nga policia ata thanë se janë gazetarë.

Iranianët me inicialet F. Z 65 vjeç dhe S.M. 59 vjeç u ndaluan nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe njësia e anti-terrorit në policinë e shtetit. Momentin e ndalimit ata ishin duke bërë foto dhe u thanë oficerëve të anti-terrorit se ishin gazetarë dhe kishin ardhur me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Dy iranianët kishin mbërritur në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit duke kaluar pa asnjë problem kontrollin policor. Ruajtja dhe survejimi i tyre është bërë pas sinjalizimit të ndërkombëtarëve, por pas ndalimit dhe marrjes në pyetje u liruan sërish, por u mbajtën nën vëzhgim duke sjellë zbulimin e rrjetit. 

Nëntë muaj pas kësaj ngjarje, Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit nga Tirana. Gholamhossein Mohammadnia dhe një diplomat i kësaj ambasade u dëbuan me akuzën për cenim të sigurisë kombëtare.  Gholamhossein Mohammadnia akuzohej edhe nga muxhahedinët (anëtarë të opozitës iraniane) që jetojnë në vendin tonë si agjent i shërbimeve sekrete iraniane duke ngritur vazhdimisht shqetësimin se jeta e tyre ishte në rrezik nga veprimtaria e agjenturore e Iranit në Shqipëri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë