Report Tv në banesën e gruas që dhunoi qentë në ashensor, ankohen fqinjët: Dy i nxorri jashtë, tani mban 4 dhe 7 mace, i keqtrajton

1 Nëntor 2023, 17:56

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një grua që dhunon qentë e saj brenda në ashensor përballë drejtorisë së policisë së Tiranës. Report Tv shkoi në banesën e zonjës, por ajo refuzoi të flasë. Psikologët thonë se ka raste kur ata që i mbajnë kafshët kthehen në dhunues të tyre, ndërsa fqinjët treguan se dëgjojnë shpesh zhurmë nga banesa e gruas dhe se qentë e saj janë agresive.