Report Tv në familjen Ujka për Pashkët: Në Shkodër i kemi festuar që gjatë komunizmit, miqtë myslimanë na jepnin racionin e vezëve

9 Prill 2023, 13:08

Familjet katolike në Shkodër i kanë festuar Pashkët edhe gjatë regjimit komunist. Paulin Ujka rrëfen në Report TV se besimi ka qenë trashëgimi e familjes. Ai tregon se miqtë dhe fqinjët myslimanë ua dhuronin katolikëve racionin e vezëve të tyre që simbolika e festës të mos shuhej.