Report Tv në kantierin e Rrugës së Dukagjinit aty ku punën e bllokoi aksidenti fatal! Inxhinieri: Të mërkurën shpërthim me tritol në skarpatin e malit

7 Nëntor 2023, 18:52

Rruga e Dukagjinit është investimi më i madh në bashkinë e Shkodrës. Nisur një muaj e gjysmë më parë, ajo ka pasur peripeci të mëdha. Humbja tragjike e fadromistit si pasojë e shembjes së malit dhe ndërprerja e punimeve. Ekspertë të gjeoshkencës do të kryejnë shpërthimin e kontrolluar me mina të malit dhe pritet që shumë shpejtë të rifillojë puna.