Bashkim dhe Meleqe Ismaili janë të thyer në moshë. Njeri 75 dhe tjetri 70. Me tre fëmijë të sëmurë ata e shtyjnë ditën duke qarë Familja Ismaili në Mbjeshovë të Beratit ndoshta është nga më fatkeqet në vend. Pesë pjesëtarët jetojnë dramatikisht. Nuk kanë shtëpi, as ushqim dhe asnjë prej tyre nuk është forcë pune. Meleqe merr pension 7 mijë lekë dhe Bashkimi 13 mijë lekë. Të dy janë të sëmurë dhe një pjesë e pensionit shkon për të blerë ilaçe. ‘Me ato që kam, me ato halle që kam dhe me atë pension që kam unë nuk bëj dot. Unë jam me zemër, vuaj nga zemra dhe fëmijët nuk i kam të aftë fare për punë’, - u shpreh një grua. Kanë tre vjet që jetojnë këtu në magazinë. Shtëpia e tyre po kaq e rrënuar u shemb plotësisht. Një fqinj zemër mirë iu afroi këtë hapësirë. Por tani atij i duhet dhe nuk mund ta strehojë më familjen e mjerë. “Jemi pa shtëpi, siç e shikoni vetë. Shtëpitë i patëm ishin shumëvjeçare, që nga fillimi i kooperativës. Ato na ranë, erdhëm këtu tek kjo depo këtu. Edhe tek kjo erdhi ai shoku dhe na tha nuk do qëndroni më këtu. Tani se çfarë do bëjmë ne se di”.- tha një nga fqinjët. Këtu nuk bëhet fjalë për kushte apo higjienë. E gjitha është katastrofë dhe dy të moshuarve u mjafton të kenë një gjoja çati mbi kokë, të paktën për fëmijët e sëmurë. ‘Neve jemi në një gjendje të mjeruar, prandaj i kërkojmë qeverisë, shoqatës kushdo që i ka kompetencat për këto gjëra që të na ndihmojnë se nuk kemi mundësi të ecim më’. – tha një qytetarë. Të vetmit që ndoshta interesohen për këtë njerëz të lënë vetëm dhe në masakrën e varfërisë, janë këta burra që sollën pak ushqime kohën kur Report Tv po xhironte. ‘Atë pension që marrin këta, 200 mijë lekë të vjetra, ata i marrin ilaçe për syrin, nga zemra. Edhe e shoqja është e sëmurë, 3 fëmijët i kanë të sëmurë. Këta 5 veta që janë këtu. Ja dollapi i tyre pa bukë, pa gjë, ja soba e tyre, s’kanë as miell të gatuajnë sot. Prandaj i bëj thirrje, qeverisë bashkisë, instancave përkatëse të vërë dorën në zemër për këta njerëz.’- tha njëri nga qytetarët. Jashtë barakes ata nuk mund të kërkojnë asnjë ndihmë. Shitësi pranë tregon listën me borxhet e familjes Ismaili. Ndoshta nuk do të shlyehen kurrë dhe ai ngurron tu afrojë më bukë e ushqime. ‘Është një familje e varfër, me dy të sëmurë, me dy pleq. Do një ndihmë nga shteti po pati mundësi t’i japi një ndihmë. Se edhe këtu unë se se mbaj dot, se ata kërkojnë ushqime duan të hanë por mua më ka vajt borxhi gati 2 milion lekë këtu’. – tha shitësi. Dikush i ka mësuar që pleqtë të ankohen dhe të kërkojnë ndihmë në shtet. E vetmja rrugë që ata kanë bërë është deri në komunë. Aty u premtuan shumë...por në të vërtetë asgjë. Këto jetë të lodhura 50 km larg qytetit po vdesin ditë pas ditë.
Report Tv në banesën e rrënuar e familjes Ismaili në Mbjeshtovë të Beratit! Të gjithë të sëmurë, të uritur dhe të pastrehë
Video të tjera
-
Shembet rruga, 50 familje në Kukës të izoluara prej 10 ditësh: Fëmijët pa mësim! Patatet nuk i nxjerrim dot në treg
15 Janar, 18:15 -
Rreziku nga paratë e pista përmes ‘filantropizmit’, draft i ri ligjor për donacionet! Asnjë lek nga të dënuarit, ‘kumari’ dhe bizneset e duhanit e alkoolit
15 Janar, 17:23 -
Ndërtimi i centralit fotovoltaik në Kolonjë, banorët në protestë: Na kanë zaptuar kullotat! Vetëm të ikim po na morën dhe blegtorinë
15 Janar, 17:08 -
‘Vepra të zgjedhura në fushën e sizmiologjisë’ e Sulstarovës! Tërmetet në Shqipëri, zonat problematike për ndërtimet!
15 Janar, 16:57 -
Kalben 30 ton domate në Patos, fermeri i serave: Pa dëmshpërblim nga shteti jam i falimentuar! Në Lezhë u përmbyten 1700 hektarë me grurë e foragjere
15 Janar, 16:40 -
‘Na erdhi mali në derë!’ Dherat shkatërruan shtëpinë, familja Basha në Gjirokastrës pa strehë: Iku mundi i 33 viteve punë
15 Janar, 16:34 -
Turizmi dhe vizitat në SHBA vijojnë normalisht! Ambasada amerikane në Tiranë shpjegon pezullimin e vizave të emigrimit
15 Janar, 16:25 -
Virozat e stinës mjekja apel qytetarëve të mos marrin medikamente në farmaci pa konsultim
15 Janar, 10:17 -
Temperatura deri në 14 gradë celcius...parashikimi i motit për sot 15 Janar 2026
15 Janar, 07:22 -
Fluks në urgjencën e Pogradecit, mbi 130 pacientë në 24 orë! Mjekët: Më të prekur nga gripi e virozat janë fëmijët
14 Janar, 17:21 -
Qendër e re Komunitare në Divjakë, ministrja Sala: 14 shërbime të reja sociale gjatë 2026, në 61 bashki
14 Janar, 14:03 -
Temperatura deri në 14 gradë celcius...parashikimi i motit për sot 14 janar 2026
14 Janar, 07:25 -
93 mijë nxënës pa psikologë e punonjës social në shkolla! Raporti i KLSH: 1 në 4 shkolla pa shërbim, të tjerat pa cilësi
13 Janar, 18:14 -
Provimet u zhvilluan në Itali, por shkollimi në Shqipëri me 9 mijë euro në vit! Rasti i pazakontë i studentëve të Mjekësisë
13 Janar, 17:20 -
Përkujtohet në Elbasan 113-vjetori i Policisë së Shtetit, marrin pjesë efektivë në detyrë dhe ata në pension
13 Janar, 13:37 -
113-vjetori i Policisë, në Berat kryhen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, shpërndahen certifikata mirënjohjeje për 2 efektivë
13 Janar, 12:09 -
‘Gjelbërimi’ dhe ‘Pastrimi’ shkrihen në një drejtori, punonjësit sërish protestë para bashkisë së Vlorës: Po na heqin bukën e gojës
13 Janar, 09:50 -
Alternime kthjellimesh e vranësirash...parashikimi i motit për sot 13 Janar 2026
13 Janar, 07:17 -
Report Tv hyn në Obot me varkë, fshati kthehet në ishull, tërësisht i përmbytur pas shkarkimit të tre Heceve (VIDEO)
12 Janar, 19:07 -
Report TV në Fierzë/ Gjigandi energjetik nis shkarkimet e kontrolluara, shmanget skenari i vitit 2010
12 Janar, 19:03
