Report Tv në Labinot Mal, bie prodhimi i gështenjave, fermerët: Ndikoi thatësira dhe mungesa e spërkatjes! Shiten 1000-1500 lekë/kg

23 Tetor 2023, 16:26

Report TV ka udhëtuar në Labinot Mal të Elbasanit, zonën që shquhet për kultivimin e gështenjave. Fermerët thanë se këtë vit prodhimi është i dobët për shkak të thatësirës dhe mungesës së spërkatjes për grerëzen, insekt që dëmton këtë frut. Prodhimi i pakët ka çuar në rritjen e ccmimit për konsumatorët.